Zyrtarët e Prishtinës akuzohen për shpronësim të jashtëligjshëm

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës po akuzohen se shpronësuan toka në lagjen ‘Mati 1’duke mos paguar shumën e plotë ndaj pronarëve të tokës.

Visar Berishës, Shemsedin Thaçit dhe Fitore Byqmetit u deklaruan se ndihen të pafajshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim e detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Visar Berishëa, Shemsedin Thaçia dhe Fitore Byqmeti  duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë tejkaluar autorizimet e tyre duke i shkaktuar dëm  Emine Rrustemaj, Rrustem Rrustemit  dhe Ilir Rrustemit.

Prokuroria thotë se Shemsedin Thaçi dhe Visar Berisha kishin shprehur pajtimin për të nënshkruar parashtresën e përpiluar nga Fitore Byqmeti  për tu bërë  depozitimi i parave në xhirollogarinë e mirëbesimit në Bankën Qendrore, në emër të Komunës së Prishtinës për kompenzimin e parcelës kadastrale në lagjen Mat.

Të akuzuarit Shemsedin Thaçi dhe Visar Berisha  duke nënshkruar kërkesën e datës 11.11.2014 të akuzaurarës Fitore Byqmetaj ishin pajtuar që të bëhej regjistrimi në operatin kadastral të pjesëve të paracelave në zonën e Mati në emër të Komunës së Prishtinës sipas vendimeve përfundimtare me të cilat ishte miratuar  shpronësimi i parcelave që sipas planit rregullues ‘’Mati 1’’ ishte paraparë ndërtimi i rrugës ‘’Enver Maloku-Faza 2’’.

Sipas aktakuzës zyrtarët komunalë kishin vepruar në kundërshtim më nenin 26 të ligjit mbi shpronësimin, sepse shpronësimi ishte berë pa u përmbushur kushtet ligjore  paraprakisht pa u bërë pagesa duke llogaritur edhe interesin prej 7 për qind.

Si kusht për bartjen e parcelave kadastrale parashihet kompensimi i plotë për shpronësim ndërsa të dëmtuarve në xhirollogarinë e mirëbesimit u ishin deponuar vetëm 37 mijë euro pa  i’u llogaritur interesi 7 për qind që nëse do të përfshihej shuma e deponuar do të ishte 50 mijë euro.

Edhe pse ndaj tyre është ngritur aktakuzë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dy prej   të akuzuarit vazhdojnë të punojnë ende  në Komunën e Prishtinës dhe atë Shemsedin Thaçi si shef  i  departamentit të tatimit në  pronë, ndërsa   Fitore Byqmeti  në cilësinë e zyrtares ligjore.

Seanca e radhës u  shty për kohë të pacaktuar.