qeveria e kosoves

Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave në disa zona kadastrale në Obiliq

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin të pronave të cilat preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Pronat që preken nga ky vendim janë në zonat kadastrale të Hadës, Shipitullës, Palajt, Leshkoshiqit dhe Sibovcit të komunës së Obilqit,

“Bazuar në Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas plotësimit në tërësi të procedurave ligjore dhe në përputhje me urgjencën, ka propozuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës. Pronat që preken nga ky vendim janë në zonat kadastrale të Hades, Shipitullës, Palajt, Leshkoshiqit dhe Sibovcit në Komunën e Obiliqit”, njofton qeveria pas mbledhjes elektronike.