Qeveria ndanë 5 milionë euro për kulturë dhe sport

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se është parapa që në pakon për ringjallje ekonomike të hyj edhe masa 4.3 që ka të bëjë me mbështetjen për kulturën dhe sportin.

Sipas tij për këtë masë është parapa të ndahen 5 milionë euro.

“Mjetet prej 5 milion euro ndahen në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mënyrë që të mbështeten aktivitetet sportive kulturore dhe rinia në mënyrë që këta sektorë ta kenë ringjalljen e merituar”, tha ai.