Qeveria ndanë 10 milionë euro për mbështetje të amvisërisë

Kabineti qeveritar ka marrë sot vendim për ndarjen e 10 milionë eurove për mbështetje të likuiditetit familjarë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha që kjo masë do t’i dalë në ndihmë familjeve për t’i përballuar sa më lehtë shpenzimet.

“Në adresimin vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, zbatimi i masës 3.6 nga pakoja e ringjalljes ekonomike do të ju mundësoj shumë familjeve në Kosovë që të kenë likuiditetin e nevojshëm përballimin e shpenzimeve familjare”, tha ai.

Hekuran Murati, ministër i financave punës dhe transfereve kjo masë do t’i ndihmoj familjeve që të përballojnë sa më lehtë shpenzimet që kanë.

“Ministria propozon ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 10 milion eurove për zbatimin e masës 3.6 të pakos për ringjallje ekonomike, përkatësisht mbështetjen e likuiditetit familjarë, me anë të kësaj mase mbështetet amvisëria, pra familjet duke u subvencionuar kreditë konsumuese ashtu që tu mundësohet ta kenë sa më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale”, tha ai.

Sipas tij, familjet do të mbështeten me 10 për qind të kredisë konsumuese.

“Janë muajt ku secili mund të ngarkohet me barrë shtesë financiare, marrë parasysh fillimin e vitit shkollorë, kështu që është një periudhë që ne kemi mëndu tu gjendemi duke i mbështet me 10 për qind të kredisë konsumuese që e marrin”, theksoi ministri.

Murati njoftoi që aplikimi për të përtuar nga kjo masë do të hapet ditëve në vijim.

“Në ditët në vijim do ti publikojmë edhe kriteret e veçanta e po besoj që shumë shpejtë do të hapet mundësia për të aplikuar dhe për të përfitu nga ky subvensionim”, shtoi ai.

Sipas vendimit, ‘me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro. Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta, dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale’