Qeveria aprovoi planin prej 365 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami informoi se Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Kështu Sipas ministres Bajrami, ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Bajrami shkroi në facebook se, kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare.

“Masat: Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët; Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset; Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim; Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit; Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit; Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike; Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët; Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës; Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik; Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi; Mbështetje për sektorin e arsimit; Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19; Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit”, shkroi Bajrami më tutje në facebook.