Foto: Denis Sllovinja

Hykmete Bajrami - Mimoza Kusarit: Standardet e dyfishta i ke specialitet

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës gjatë debatit parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ish-ministrja e Financave dhe Transfereve nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.

Ajo ka thënë se kriteri i përdorur për përfitim nga Pakoja e rimëkëmbjes ka qenë numri i punëtorëve.

“Listën të cilën e bëri publike ministri i Financave nuk është transparente, është publiku vetëm 0.13% e listës së përfituesve. Është përdorur kriteri për kokë punëtori e njëjta masë është përdorur edhe në Qeverinë Kurti. Janë të njëjtit përfitues edhe në kohën e Qeverisë Kurit duke u bazuar në kriterin e qartë për kokë punëtori. Këto 50 kompani punësojnë 27 mijë banorë dhe janë kontributdhënësit më të mëdhenj të vendit”, tha ajo.

Ndaj kësaj ka reguar deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, duke thënë se publikim i kësaj liste ka qenë kërkesë e Bashkimit Evropian.

“Lista prej 50 bizneseve e publikuar nga ministri Murati ka qenë kërkesë e ambasadorit të BE-së për asistencë të mëtutjeshme nga BE”, ka thënë Kusari Lila.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se standardet e dyfishta janë specialitet i Mimoza Kusari Lilës.

“Standardet e dyfishta i ke specialitet. Kur t’a citosh ambasadorin e BE, duhesh me ditë që ai  nuk e ka pa debatin që u zhvillu në rrjete sociale duke u kryqëzu kompanitë”, shtoi Bajrami.

Ministri Murati publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e rimëkëmbjes e Qeverisë Hoti