Qeveria ndan mbi 300 mijë euro për pagat për specializantë

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e 330 mijë e 600 euro për pagesën e specializantëve për muajin qershor të vitit 2021.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se përmes këtij vendimi për programin aftësim specialistik, do të bëhet pagesa e pagave të specializantëve për të cilët nuk ishte planifikuar buxhet.

“Marrja e këtij vendimi është e imponuar që të paguhen pagat e specializantëve të cilët janë punësuar po të të cilët nuk ishte bërë buxhetimi ashtu siç duhet. Rrjedhimisht ka pasur probleme për shkak të numrit të madh të specializantëve dhe mosbuxhetim të tyre në ligjin për buxhetin”, ka thënë Murati.

Sipas Muratit, buxheti i ndarë për këtë program ishte shpenzuar vetëm për katër muajt e parë të vitit.