Një nga mbledhjet e qeverisë së Kosovës

Qeveria ndan 60 mijë euro për familjet e minatorëve të vdekur

Qeveria në detyrë në mbledhjen e fundit ka marrë vendim për ndarjen e 60 mijë euro, nga 30 mijë për secilën familje të dy punëtorëve të minierës së Novobërdës që vdiqën dje.

Inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi vdiqën dje nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës

Nga shembja e kësaj miniere u lënduan edhe tre punëtorë tjerë.

Trupat e të vdekurve u tërhoqën nga miniera pas orës 1 të mëngjesit të sotëm.