Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Qeveria: Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në hapësira publike

Në mbledhjen elektronike të Qeverisë të mbajtur sot, janë ashpërsuar masat, për luftimin e përhapjes së COVID-19.

Qeveria ka marrë vendim që të ndalhet grumbullimi i qytetarëve në numër  prej më shumë se 5 personash në sheshe publike dhe në parqe.

Po ashtu, bëhet e ditur se  duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pranuar rekomandimet e IKSHPK-së, për ndërmarrjen e masave të reja.

 

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19