Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria Kurti i zëvendëson dy anëtarë në Bordin e ShSKUK-së

Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë numër 17/38, të datës 30.10.2020 për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas Vitisë, vendimi ndërron përfaqësuesin nga spitalet regjionale dhe përfaqësuesin nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas këtij vendimi, Dr. Naim Hoxha, Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt zëvendësohet me Dr. Hanumshahe Kingji, Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Gjithashtu, Dr. Diellor Rizaj, Ministria e Shëndetësisë, zëvendësohet me Mentor Bislimi, Ministria e Shëndetësisë.