Qeveria emëron anëtarët e Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.

Emrat e anëtarëve u propozuan nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që propozoi votimin e këtij vendimi me emrat e propozuar nga organizatat e bartësve.

Nagavci tregoi se organizatat e bartësve i kanë propozuar emrat: Valbona Fetiu – Mjeku dhe Muhamet Ibriqi nga MASHTI, Firdeze Agaj – Mehmeti nga Agjencia e Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK), Valmira Sejdiu nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Leonora Zylfiaj – Ahmeti nga Ministria e Financave, Albana Sahiti – Morina nga Ministria e Shëndetësisë, Ramadan Duraku nga Universiteti i Prishtinës, Driton Sylqa nga Universiteti e Prizrenit, Besim Mustafa nga Oda Ekonomike e Kosovës, Bedri Xhafa nga Universiteti i Gjakovës, Afrim Xhelaj nga KIMERK-MIREK, Driton Hapçiu nga Cacttus Education dhe Rrustem Gashi nga HANDIKOS.

Sipas ministres, miratimi i këtij propozim-vendimi është shumë i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional.

Ky emërim u bë, pasi që mandati i këshillit paraprak ka skaduar.

“Autoriteti Kombëtar të Kualifikimeve është institucion i themeluar përmes Ligjit për Kualifikimet Kombëtare. Përgjegjësia e këtij këshilli është mbikëqyrja e kualifikimeve kombëtare krahas me MASHTI-n, Agjencinë Kosovare për Akreditim dhe organet e tjera profesionale të aprovuara për këtë qëllim e vendim qeveritar” – tha Ministrja Nagavci.