Autoriteti i Konkurrencës me paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë

Raportimet e shumta që libraritë po i kushtëzojnë prindërit që t`i blejnë librat sipas kushteve të tyre dhe jo sipas kërkesave të prindërve ka bërë që Autotriteti i Konkurrencës të dalë me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë.

“Lidhur me shqetësimet e publikut rreth blerjes së librave/teksteve shkollore, Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tregun përkatës dhe fton shtëpitë botuese dhe libraritë të veprojnë. Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të”, njofton AKK.

Tutje në njoftim thuhet se këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Paralajmërimi i plotë 👉🏼 https://ak.rks-gov.net/al/lajmi_single/2111/