Qeveria e Kosovës ndau 100 mijë euro për Preshevën pas vërshimeve, banorët e Pogragjës ankohen për mungesë përkrahjeje

Kryetari i Këshillit të fshatit Pogragjë të Gjilanit, Arton Fetahu, po kërkon nga institucionet shtetërore që t’u kompensohen atij dhe bashkëfshatarëve dëmet e shkaktuara nga vërshimet e muajit të kaluar.

Fetahu për KALLXO.com tha se dëmet që u janë shkaktuar ekonomive familjare nga vërshimet e 27 majit kapin vlerë me mijëra euro.

Sipas tij, vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi por edhe në shtëpi e infrastrukturë të fshatit.

Ai thotë se nëse Luginës së Preshevës i janë ndarë 100 mijë euro kompensim për dëmet nga vërshimet, edhe banorët e fshatit Pogragjë duhet të ndihmohen nga shteti.

“Edhe ne jemi qytetarë dhe taksapagues të këtij vendi. Njësoj jemi dëmtuar edhe ne. Vizita kemi pasur por pa asnjë impakt”, ka thënë Fetahu.

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e dëmeve nga vërshimet në komunën e Preshevës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se shuma është simbolike por është solidarizim me vëllezërit preshevarë.

Dëmet nga vërshimet: Fotografi nga qytetari