Foto: REL

Qeveria e Kosovës ndan 35 mijë euro për Luginën e Preshevës

Më kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar, Qeveria ka marrë vendim për të  mbështetur financiarisht me 35 mijë euro Luginën e Preshevës.

Kërkesa ka ardhur edhe nga përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjecës dhe Bujanocit.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës tha që këto 35 mijë euro do të ndahen nën programin për përkrahje për luginën e Preshevës.

Në qershor të këtij viti qeveria po ashtu kishte ndarë 50 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Qeveria ndan 50 mijë euro për Luginën e Preshevës