Putin: konflikti në Izrael mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë në një takim me liderët fetarë rusë të besimeve të ndryshme se është gabim që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza po ndëshkoheshin për krimet e njerëzve të tjerë, raporton Reuters.

“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është ta ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”, ka thënë Putin, sipas një transkripti të Kremlinit. “Përndryshe, përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës është i mbushur me pasoja të rënda, të rrezikshme dhe shkatërruese. Dhe jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme. Mund të përhapet shumë përtej kufijve të Lindjes së Mesme.”/The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala