Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të energjisë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime në projekte investive dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja-20(kV) Drenica (kodi: 41048001) nga ora 09:00 deri ora 17:00

Vendet: Një pjesë e Rrezez (Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shalë dhe  Krojmir.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e konzollave dhe izolatorëve nën linjën ekzistuese, projekti: Kizharekë, Qelavit II, Fushticë e Lartë Bytyqët.

2.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV  Komoran te Vilakët  (kodi: 16023007103) nga ora 09:00 deri ora  17:00

NS 10/0.4kV Komoran te Berishët (kodi: 16023007104) nga ora 09:00 deri ora  17:00

NS 10/0.4kV Komoran te Mulakët (kodi: 16023007105) nga ora 09:00 deri ora  17:00

Vendet:  Komoran te Villakët, Komoran te Berishët dhe Komoran të Mulakët

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e konzollave dhe izolatorëve nën linjën ekzistuese, projekti: Kizharekë Qelavit II, Fushticë e Lartë Bytyqët.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10[kV]  Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) nga ora 10:30 deri  ora 15:30

Vendet: Konsumatorë komercial dhe Buxhetor (F.S.K.) në rrugët 2 Ukë Bytuqi, Dardania dhe Tranzit. Arsyeja: Ndërprerje për shkak të sigurisë – ndërrimi i përçuesve nga 35 në 70mm2 në daljen 10 kV Ushtria e Kosovës.

2.

Nga TS 110/10[kV]  Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja – LP10(kV) Dardania (kodi 31000017) nga ora 10:30 – 11:00 dhe nga   15:30 – 16:00

Vendet: Lubizhdë, Skorobizhdë dhe Dardani.

Arsyeja: Ndërprerje për shkak të sigurisë – ndërrimi i përçuesve nga 35 ne 70mm2 në daljen 10 kV Ushtria e Kosovës.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10[kV] Gjakova 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Skivjani (kodi: 80080009) nga ora 08:00 deri në ora 17:00

Vendet: Fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Janosh, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë, Palabardhë, Plançor, Skivjan dhe Zhdrellë (1 konsumator); rrugët: Dedë Gjon Luli (1 konsumator) dhe Pashko Vasa (një pjesë).

Arsyeja:  Projekte investive, punime në kuadër të LOT 10 Feeder 1 Gjakovë.