Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prishtinë

1.

Nga  TS 110/35/10kV Prishtina 1 (H08) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Prishtina II (H03) pa tension mbesin daljet 10kV  prej orës 13:30  deri në ora 15:30

Vendet: Enti Higjenik, Spitali Amerikan, Forenzika TMK-1, Furra-Zona industriale, Zjarrfikësit, Mehanika, Don Bosko, Qendra e Aftësimit Profesional, Policia – Ballistika, Rruga Dervish Hima (një pjesë e lagjes Kalabria – banesat e Arabëve), Trio Construsion, Nartel, Europrint, Lagjja Emshiri (një pjesë), Valoni petroll, Banesat Marigona, Shtypshkronja Rezniqi, Furra Kobake, Merkom pezho, panorama, Internation helth center, Lagjja Logreta, Albert Rudari, Bt Luli, Betonierka Renulual Betoni, Auto sherreti, Objekti i ish Tjerrtores, IPKO, Drejtoria-Batllava dhe Exlusivi 1 dhe Exlusiv 2.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shkarkuesve të mbitensionit 35 [kV] në TR-1.

2.

NS 35/10kV  Mazgiti do të ndërprehet:

LP 10kV Lumi i Madh – Prugovci (kodi: 15019008)  nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Raskovë, Bakshia, Mulliri Prugovc, Berishët, Arena rstor, Plashnik Prugovc, Vehbi Pllana privat Millosheva, Brezhnica (një pjesë), Stanovci i Epërm, Stanovc i Ulët dhe Lumi i Madh.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, testimi I SCADA-se ne stabilimentin Raskova dhe ndërrimi i shkarkuesve të mbitensionit 35 [kV] në TR – 1.

3.

TS 35/10kV Koliq do të ndërprehet:

LP 10kV Keqekollë Hajkobillë (kodi:14016004 ) prej orës 11:00-11:30 dhe 14:45-15:30.

Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

4.

TS 35/10kV Koliq do të ndërprehet:

NS 10/0.4 kV Qerovitë Keqekollë  (kodi: 14016004040) nga ora  11:00 deri 15:30

NS 10/0.4 kV Govorët Prapashticë  (kodi: 14016004044) nga ora  11:00 deri 15:30

Vendet: Lagjet: Qerovitë dhe Govorët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm, pasi janë të dëmtuara, afër rrëzimit.

Ferizaj

1.

NS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

LP 10kV Janjeva  (kodi: 10014011 )  nga ora 10:00 deri në ora  15:00

Vendet: Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Tërbuvci, Gushterica e Epërme dhe Shushica.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe i izolatorëve.

Pejë

1.

NS 110/10 [kV] Deçani do të ndërprehet:

LP 10kV Isniqi (kodi: 53000008 )  nga ora 10:00 deri në ora  14:00

Vendet: Fshati Isniq.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrim i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm.

2.

NS 35/10 [kV] Peja II do të ndërprehet:

LP 10kV  Rugova (kodi: 50051006)  nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: Fshatrat: Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Maja e Zezë, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Prizren

1.

NS 110/10 [kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV Zhupa (kodi: 31000026 ) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Gjilan

1.

NS 35/10[kV] Artanë do të ndërprehet:

LP 10kV  Bunjaket (kodi: 60024002)  nga ora 11:00 deri në ora  15:00

Vendet: Fshatrat: Bunjak (një pjesë) dhe Marevc.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, zëvendësimi i shtyllave te drurit me te betonit, ndërrimi i izolatorëve dhe drejtimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

Mitrovicë

1.

NS 110/10kV  Mitrovica 2 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Stacioni i Autobusave (kodi: 70000003004)  nga ora 08:00 deri 10:00

Vendet: Stacioni I Autobusëve, rr. Hoxhë Kadri Prishtina, Ramadan Peci, Beteja e Koshares, Odhise Paskali etj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, kalimi i rrjetit nga shtylla e thyer në shtyllen e re të betonit.

2.

NS 110/10kV  Mitrovica 2 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Haxhia me (kodi: 70000008003)  nga ora 10:30 deri 12:00

Vendet: rruget: Sami Gashi, Ahmet Delia, Gjergj Fishta, Donika Kastrioti, Anton Çeta, Fehmi Agani, Trepça, Gllogjani, Arnold Hallf etj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, shtrëngimi i bornave në sekondar pasi ka rrjedhje të vajit.