Punime në projekte investive, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime në kuadër të projekteve investive dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Punime investive do të kryhen në rajonin e Gjakovës në këtë orar dhe në këto lokalitete:

1.

NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV Ponosheci (Kodi: 80080006 ) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Fshatrat: Babaj i Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Guskë, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Orize Mejë, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja:  Montimi i përçuesit të ri dhe vendosja e konzollave me izolator.

Punime nga palët e treta

Prishtinë

1.

Nga 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

LP 10kV Kastrioti (Obiliqi) me (kod: 18024002) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: qyteti i Obiliq (një pjesë), Mazgit i Epërm dhe i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë-e Mitrovicë, Subotiqi dhe Kijaci

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen në bazë të pëlqimit elektro-energjetik dhe Projektit ëe aprovuar, si dhe sugjerimeve nga Komisioni i pranimeve teknike.

Prizren 

1.

Nga 35/10kV Prizreni IV do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Banesat  me (kod: 30033016011 ) nga 10:30 deri 12:30

Vendet: Banesat Hab Enginering.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen në bazë të pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.