Greva e punëtorëve të KRU “HidroDrini” në Pejë. Foto: Kryetarja e Sindikatës së Punëtorëve, Angjelina Krasniqi

Punëtorët e kompanisë KRU "Hidrodrini" në Pejë në grevë njëorëshe

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “HidroDrini” në Pejë kanë mbajtur grevë njëorëshe, nga ora 08:00 deri në orën 09:00. Sipas njoftimit, greva e punëtorëve po shqyrtohet të vazhdojë edhe të hënën, më 18.03.2024, gjatë gjithë orarit të punës.

“Përderisa po shqyrtohet që nga dita e hënë do të ketë grevë tërë orarin e punës, 08:00 – 16:00” – thuhet në njoftim.

Kjo grevë ka filluar më 14.03.2024. Punëtorët janë në grevë për shkak të një rregullore, e cila sipas tyre i diskriminon ata. Po ashtu janë duke kërkuar edhe ngritjen e koeficientit.

Vazhdon greva e punëtorëve të KRU “HidroDrini” në Pejë, kërkojnë rritjen e koeficientit të pagës