Foto: KALLXO.com Ilustrim

Publikoi video të një gruaje pa lejen e saj, Policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte publikuar video të një gruaje, pa lejen e saj.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton PK-ja.