Pse po kundërshtohet ndërtimi i ndërtesës shumëkatëshe në pronën e ish-ministrit?

Në pjesën e parë të emisionit “Kallxo Përnime” do të trajtohet planifikimi për ndërtimin e një banese shumëkatëshe në rrugën “Ardian Zurnaxhiu” në Prizren.

Sipas gjetjeve të KALLXO.com, ndërtesa planifikohet të ndërtohet në pronën e ish-ministrit Mahir Jagxhillar, i cili ka qenë edhe ministër i Mjedisit gjatë viteve 2008- 2011.

Ankesat janë se familja Jagxhillar ka kontraktuar ndërtimin e një ndërtese të lartë pesë katëshe, ndërsa komuna që ka dhënë kushtet ndërtimore pretendon se janë në rregull me planifikimet për ndërtim.

Në pjesën e dytë të emisionit do të flasim për problemet e një investitori shqiptar nga Holanda, i cili ka ardhur të investojë në Kosovë në një ordinancë për zbardhimin e dhëmbëve.

Sipas Përparim Azirit, investimet që i ka bërë në ordinancë kanë mbetur të pashfrytëzuara sepse i është ndalur puna nga Inspektorati Shëndetësor.