Pse ishte burgosur në Mal të Zi Afrim Muçiqi?

Këngëtari, Afrim Muçiqi ka rrëfyer për jetën personale dhe karrierën e tij.

Ai në një intervistë në “RTV Dukagjini” ka folur për vështirësitë e ushtrimit të profesionit në vitet e ’90-ta.

Muçiqi ka treguar se si ishte burgosur në Mal të Zi në vitin 1994, pasi kishte kënduar në një ndejë në Ulqin.

“Unë në vitin 94 këndova dhe ofendova Kral Nikolan e Malit të Zi, me dashje apo pa dashje ajo ndodhi, në një terrasë verore në Ulqin ku ishin përmbi 700-800 mysafir dhe unë s’u ndalsha dhe ishte fryma e këngëve patriotike dhe pa pikë censure se në cilin shtet. Jemi burgosur e rrahur brutalisht nga policia malazeze e asaj kohe unë edhe Nikollë Nik Prelaj, së bashku me grupin Qumilat dhe Islam Kastratin”, ka treguar ai.

Ai shtoi se pas 2 vitesh u liruan me vendim të ish-presidentit të Malit të Zi të asaj kohe.

“E kam pas një nen që ka qenë 5-15 vite burgim për përhapje të urrejtjes ndërnacionale ka qenë në atë kohë dhe ja që deshi zoti dhe bënë lëshime dhe në Mal të Zi dhe diku në vitin 1996, për fund vit një ish-president i Malit të Zi, i asaj kohe që s’më kujtohet na amnistoi edhe neve mes shumë personave të tjerë”, tha më tej këngëtari.