Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PSD konfirmon protestën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) edhe një herë e konfirmon protestën kundër vizitës së kryetares së  Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, bashkë më Qëndron Kastratin, nënkryetarin e partisë,  treguan që sot janë takuar më udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët kishin ofruar mbështetjen për protestën e së mërkurës në Gjilan.

“Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim. Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj më takime të mbyllura janë të padëshirueshme” – ka shkruara Molliqaj në Facebook.

Molliqaj në një konferencë për media para pak ditësh e kishte cilësuar Dhomat e Specializuara si “gjykatë politike”.

“Duke e pasur parasysh që proceset në këtë gjykatë janë dukë shkuar në mënyrë shumë negative, ju i keni parë pretendimet e prokurorisë që bënë kërkesa edhe anti-ligjeve, të cilat kanë qenë të aplikueshme” – tha Molliqaj gjatë konferencës.

Ai ka thënë së e vetmja rrugë që ka mbetur është të kundërshtohet Gjykata Speciale përmes protestës.

“Kërkesat e prokurorisë së kësaj dhomë janë më të larta sesa të Gjykatës së Hagës për krimet në ish Jugosllavi.  Për dy grupet, për Limajn dhe Haradinajn, kërkesa ka qenë nga prokuroria 20 vite dhe janë liruar të dy udhëheqësit, ndërsa tani për një ushtar të rangut të mesëm, kërkesa është 35 vite burg” – tha tutje ai.

Molliqaj ka ftuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës të bashkohen në protestën e së enjtes.

“I ftojmë pjesëtarët ë UÇK-së të bashkohen. Në kemi besuar fuqishëm që protesta duhet të jetë sa më masive dhe duhet do të jemi atje për t’i treguar Trendafilovës së qytetarët nuk janë dakord më këto veprime dhe kjo nuk është çështje për sondazhe”- ka thënë shtuar ai.