Protestuesit kërkojnë kthimin në detyrë të komandantit të Policisë, Kristë Gjokaj

Sot në Gjakovë u protestua për përkrahje të komandatit të Policisë, Krist Gjokaj dhe 5 policëve të tjerë.

“Ktheni mbrojtësit tonë në detyrë” ishte njëra nga pankartat që është mbajtur në duar nga protestuesit në Gjakovë. Përveç saj kishte edhe një pankartë tjetër në të cilin shkruhej: Pushteti, Policia, Hajnat.

Komandanti i policisë Krist Gjokaj dhe 5 zyrtarët tjerë janë suspenduar përkohësisht me rekomandim të Inspektoratit Policor, pasi dyshohen se është përdorur dhunë kundër një të dyshuari për grabitje vitin e kaluar.

Protestuesit kanë kërkuar kthimin në detyrë të Komandantit Kristë Gjokaj, dhe oficerëve të lartë të policisë, eprorëve Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi ,dhe policëve Agron Idrizaj, Milot Ukaj, e Shaban Limani.

Arsyeja e suspendimit të tyre është se dyshohet se të njëjtit kanë ushtruar dhunë kundër një grabitësi vitin e kaluar.

https://kallxo.com/ligji/arsyeja-e-suspendimit-te-komandatit-dhe-5-policeve-ne-gjakove/