Protestë e serbëve në Mitrovicën Veriore kundër ndalimit të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

Dhjetëra qytetarë të komunitetit serb janë mbledhur në Mitrovicën Veriore dhe në shenjë proteste ndaj vendimit të institucioneve të Kosovës për të mos lejuar referendumin e Serbisë, kanë improvizuar “votimin” në sheshin “Car Llazari”.

Pjesëmarrës në këtë lloj proteste janë edhe drejtues të Listës Serbe.

Disa prej protestuesve po mbajnë pankarta.

Dje, institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Përballë kësaj situate, autoritetet e Serbisë kanë vendosur që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë në referendum në katër qytete në Serbi që janë më së afërmi me territorin e Kosovës.

KALLXO.com sjell foto nga protesta: