Prokuroria e Specializuar në Hagë i përgjigjet deputetit Enver Dugolli për masakrën e Burgut të Dubravës

Deputetit i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Duogolli, ka njoftuar se ka marrë përgjigje për kërkesën e tij drejtuar Prokurorisë së Specializuar në Hagë për masakrës së Burgut të Dubravës.

“Prokuroria e Specializuar konfirmon marrjen e “Kërkesës tuaj për fillimin e hetimit dhe ngritjen e kallëzimeve penale”. Faleminderit për këtë komunikim, i cili do të shqyrtohet nga zyra jonë” thuhet në letrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë  që i është përgjigjur Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Duogolli.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Duogolli.

Të dashur qytetarë,

Dua t’ju informoj se ditë më parë, kam pranuar një letër nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Letra konfirmon se Prokuroria ka marrë shkresën që i kam dërguar me postë më 29 prill, në të cilën kërkova nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Letra e Prokurorisë po ashtu njofton se kërkesa ime do të shqyrtohet nga ana e tyre.

Ju falemnderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Mbetem me shpresë se Prokuroria e Specializuar do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së autoriteteve të larta të Serbisë për këto krime monstruoze, si dhe ta shfrytëzojë këtë rast për të sqaruar përfundimisht nëse Gjykata Speciale është, apo s’është, gjykatë një-etnike.

Me respekt, Enver Dugolli

Ndërsa më poshtë mund ta lexonin përgjigjen e plotë të Prokurorisë së  Specializuar në Hagë.

Prokuroria e Specializuar konfirmon marrjen e “Kërkesës tuaj për fillimin e hetimit dhe ngritjen e kallëzimeve penale”. Faleminderit për këtë komunikim, i cili do të shqyrtohet nga zyra jonë.

Në rast se lind nevoja për korrespondencë në të ardhmen, ne do të ishim mirënjohës nëse mund të jepni detajet tuaja të kontaktit (përfshirë adresën e postës elektronike) në zyrën tonë – të cilat mund të dërgohen në mënyrë konfidenciale në adresën e mëposhtme: scp-ks.org/en/ spo/prokuror kontaktues

Sinqerisht, Prokuroria e Specializuar/dukagjini.com/