Prokuroria e Mitrovicës mbyll dosjen e kontrabandës së naftës

Në një proces interesant, Prokuroria e Mitrovicës ka vendosuer ta mbyllë njërën prej dosjeve të mëdha të kontrabandës së naftës nga veriu për në jug.

Pjesëtarët e grupit të dyshuar për kontrabandë Besim Zeqiri,  Jeton Zymeri,  Liridon Hyseni, Agim Jashari, Xhevat Muzliukaj, Ali Muzliukaj, dhe Canabeg Hyseni, nuk do ndiqen më penalisht.

Kjo  pasi prokurori Njazi Rexha ka vendosur që të ndryshojë aktakuzën dhe lënda e tyre të cilesohet e parashkruar.

Po ashtu, prokurori Rexha është tërhequr nga aktakuza ndaj Driton Spahijës dhe Ukë Atashit me arsyetimin se nuk ka mundur ta vertetoj se të njëjtit  kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen sipas aktakuzës.

Prokuroria e Mitrovicës këtë vendim e ka marrë vetëm kur gjykimi për grupin kishte arritur afer fundit.

Të lartpërmendurit akuzoheshin se në bashkëpunim me policinë kontrabanduan naftë nga veriu i Mitrovicës për në jug.

Të mërkurën në Gjykatën e Mitrovicës është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku të akuzuar janë 13 persona, në mesin e tyre edhe katër ish- zyrtarë policorë.

Në këtë seancë prokurori i rastit Njazi Rexha është tërhequr nga aktakuza për dy të akuzuarit ndërsa për për shtatë të tjerët  ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga “tregtia e ndaluar  paragrafi dy”, në veprën penale “tregtia e ndaluar paragrafi një”, si dhe “shmangia nga tatimi nga paragrafi dy” në “shmangia nga tatimi paragrafi një”.

KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin e rastit Najzi Rexha për ta pyetur se pse ka vendosur të bëjë rikualifikimin e veprave pak para fundit të këtij gjykimi.

Sipas prokurorit Rexha, ligji e kërkon që në paragrafin 2 vlera të jetë mbi 15 mijë euro, gjë që thuhet edhe në akuzën e prokurorisë se të pandehurit kanë realizuar përfitime mbi 15 mijë euro.

” Ligji e kërkon për me kon paragrafi dy, vlera me kan mbi 15 mijë euro e më tepër, ndërsa ne nuk e kishim këtë vlerë për këtë arsye, në aktakuzë e kemi 1,400 litra që i bie diku ka 1 mijë 400 euro, s’mundet me qenë ma teper edhe me marr çmimin e sotit për qata “, tha Prokurori.

Para kësaj seance, lidhur me këtë rast janë mbajtur mbi pesë seanca gjyqësore.

Kurse për ish – zyrtarët policor Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Beqir Dajakaj dhe Bedri Haliti, prokurori në fjalën përfundimtare ka kërkuar nga gjykata që të njëjtit të shpallen fjator dhe të dënohen sipas ligjit.

Derisa mbrojtësit e të lartcekurve avokatët Xhafer Maliqi, Asdren Hoxha, Sheremet Ademi dhe Behar Ejupi, fjalën përfundimtare e kanë paraqitur në formë të shkruar.

Gjykatësi Avni Mehmeti ka thënë se ndjekja penale mund të zhvillohet vetëm mbi bazën e një aktkauze të prokurorisë, dhe meqenëse prokurori Rexha është tërhequr nga ndjeka penale për këtë arsye nuk i ka ftuar mbrojtësit dhe të akuzuarit që të paraqesin ndjekjen penale.

Ai megjithatë ka kërkuar nëse dikush kishte diçka për të shtuar në këtë fazë të procedurës.

Pas kësaj mbrojtësi i të akuzuarit Besim Zeqiri ,avokati Arsim Billalli tha se pavarësisht se prokurori është tërhequr nga ndjekja penale ndaj të mbrojturit të tij, gjykata sipas tij duhet të nxjerr aktgjykim lirues dhe jo refuzues, përshkak se sipas tij nuk ka prova bindëse që e vërtetojnë se i akuzuari Zeqiri e ka kryer veprën me të cilën ngarkohet.

Avokati Bilalli gjithashtu e ka komplimentuar prokurorin Rexha për guximin dhe mençurinë që “ta  shpëtojë një aktakuzë me mungesë faktesh dhe provash”.

“Ne si mbrojtje në këtë pikëpamje të prokurorit ishim pajtuar me prokurorin po që se ishte terhequr nga aktakuza në munges të provave dhe fakteve e jo për shkak të parashkrimit absolut “, ka thënë Bilalli.

Tutje gjykatësi Avni Mehmeti ka konstatuar se kjo çështje është sqaruar mjaftueshëm dhe ka bazë për nxjerrjen e një vendimi përfundimtar, andaj edhe e ka shpallur të përfunduar këtë çështje penale.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 4 nëntor, në gjykatën e Mitrovicës.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë së Mitrovicës, atëherë zyrtarët policorë Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Beqir Dajakaj, Bedri Haliti akuzohen se gjatë muajve mars dhe prill të vitit 2013 derisa kanë qenë në orarin e punës duke punuar në pika kontrolli të ndryshme, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre si persona zyrtarë.

Kjo aktakuzë ngarkon edhe të pandehurit Besim Zeqiri, Agim Jashari, Liridon Hyseni, Etrit Idrizi, Ali Muzliukaj dhe Canabeg Hyseni, për kryerjen e veprës penale të ndihmës për kryerjen e veprës penale – tregti e ndaluar.

Poashtu, Jeton Zymeri, Driton Spahija dhe Ukë Atashi akuzohen se në bashkëkryerje në fshatin Shupkovc të Mitrovicës në vazhdimësi pa autorizim kanë shitur e blerë apo edhe shkëmbyer derivate të naftës, paraprakisht duke organizuar rrjetin e shitësve-blerësve si dhe të ndërmjetësve, duke realizuar përfitimin i cili kalon shumën 15.000 euro.

Katër ish-policët mbrohen në heshtje në akuzat për korrupsion