Katër ish-policët mbrohen në heshtje në akuzat për korrupsion

 

Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Beqir Dajakaj, Bedri Haliti, të gjithë ish polic të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje para trupit gjykues, në gjykatën e Mitrovicës.

Njëjtë kanë vepruar edhe të pandehurit Besim Zeqiri, Jeton Zymeri, Gentrit Zymeri, Agim Jashari, Liridon Hyseni, Ali Muzliukaj, Canabeg Hyseni, kurse të pandehurit Ukë Atashi dhe Driton Spahija kanë zgjedhur që të deklarohen para trupit gjykues me kryetar Avni Mehmeti dhe Tomislav Petroviq e Ferik Gjaferi anëtarë.

I pandehuri Ukë Atashi i pyetur nga prokurori Njazi Rexha, se a e njihte të akuzuarin Besim Zeqiri ka thënë se hera e parë që e ka parë këtë të pandehur ka qenë në gjykatë.

Tutje duke dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari Ukë Atashi ka thënë se derisa kishte qenë menaxhues i pompës së derivateve “USA – H“ asnjëhere nuk ishte furnizuar me derivate nga Mitrovica, por se liçencën për importim të naftës e kishte pasur për furnizim nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

I pandehuri ka shtuar, që sipas tij aktkauza e ngritur kundër tij ishte e pabazë, duke shtuar se pompën e kishte dhënë me qera dhe se prokuroria nuk kishte sipas tij ndonjë provë kundër tij.

Ndërsa i akuzuari Driton Spahija ka deklaruar se në pompën e benzinës “Spahija Petrol“ kishte qenë vetëm punëtor i thjeshtë. Kurse duke u përgjigjur në pytjen e avokatit të tij ka thënë se kjo pompë ishte kontrolluar nga organet përkatëse ndërsa se në të, sipas tij nuk ishte gjetur asnjë mall pa origjinë ndërsa sipas analizave rezultatet kishin dal në rregull.

Në seancë janë dëgjuar edhe dëshmitë e dëshmitarëve Albert Osmani dhe Arben Smajli.

Kurse lidhur me propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve që të shpallen të papranueshme materialet e siguruara përmes masave të fshehta teknike të hetimit, trupi gjykues me kryetar Avni Mehmetin e kanë refuzuar një propozim të tillë.

Gjykatësi Mehmeti ka thënë se gjykata nuk ka gjetur ndonjë rrethanë që urdhërin e kësaj gjykate ta shpall të papranueshme, derisa ka pranuar faktin se mungon CD nga përgjimet, megjithse sipas gjykatës dëshmohet se e njëjta ishte dorëzuar në prokurori.

Tutje gjykatësi Mehmeti ka thënë se vlera provuese e transkripteve do të vendoset në aktgjykim.

Ndërsa avokatët Xhafer Maliqi dhe Sheremet Ademi kishin propozuar sigurimin e një ekspertize për të përcaktuar se në këto propozime a ishte zëri i të pandehurve apo jo, ky propozim u refuzua, ndërsa gjykata këtë vendim e mbështet në faktin se një gjë e tillë nuk ishte e mundur as fizikisht as teknikisht, sepse siç ka thënë gjykatësi Mehmeti, prokurori ishte deklaruar që në seancat e më hershme, se mungon CD – andaj zëri i të pandehurve nuk do të mund të krahasohet në mungesë të CD-së.

Kurse pas dëgjimit të të pandehurve, dy prej të cilve janë deklaruar ndërsa të tjerët ka zgjedhur të mbrohen në heshtje, meqenëse u afrua fundi i orarit të punë seanca është shtyrë, ndërsa e radhës është ckatuar të mbahet me 30 tetor.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë së Mitrovicës, atëherë zyrtarët policorë Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Beqir Dajakaj, Bedri Haliti akuzohen se gjatë muajve mars dhe prill të vitit 2013 derisa kanë qenë në orarin e punës duke punuar në pika kontrolli të ndryshme, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre si persona zyrtarë.

Kjo aktakuzë ngarkon edhe të pandehurit Besim Zeqiri, Agim Jashari, Liridon Hyseni, Etrit Idrizi, Ali Muzliukaj dhe Canabeg Hyseni, për kryerjen e veprës penale të ndihmës për kryerjen e veprës penale – tregti e ndaluar. Poashtu, Jeton Zymeri, Driton Spahija dhe Ukë Atashi akuzohen se në bashkëkryerje në fshatin Shupkovc të Mitrovicës në vazhdimësi pa autorizim kanë shitur e blerë apo edhe shkëmbyer derivate të naftës, paraprakisht duke organizuar rrjetin e shitësve-blerësve si dhe të ndërmjetësve, duke realizuar përfitimin i cili kalon shumën 15.000 euro.