Abi Çarshia - Rrënimi i objektit - Korrik 2019

Prokuroria akuzon zyrtarët e Prizrenit se rrënuan objektin pa leje te "Abi Çarshia"

Prokuroria në Prizren sot ka ngritur aktakuzë për inspektorët komunalë të Prizrenit për keqpërdorim detyre.

Sipas aktakuzës, Drejtori i Inspektoratit, Islam Thaqi, inspektorët e ndërtimtarisë Jetmire Vrenezi dhe Egzona Morina Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtar[ në Drejtorinë e Inspektoratit dhe Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor  akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar duke i shkaktuar dëm kompanisë “Abi Çarshia”.

Në aktakuzë thuhet që zyrtarët komunalë duke e ditur që operatori ka aplikuar për leje ndërtimi kanë tentuar të rrënojnë aneks objektin e “Abi Çarshisë”.

Prokuroria e Prizrenit kishte ngritur akakuzë ndaj tre personave, menaxherëve të kompanisë Abi, për kanosje dhe sulm ndaj gazetarëve ditën e 19 qershorit, kur filloi rrënimi i një pjesë të qendrës tregtare Abi Çarishia, ndërtim ky pa leje.

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren me datën 19 korrik ka shkuar të rrënojë një pjesë të qendrës tregtare të quajtur ‘Abi- Çarshia’, në pronësi të Irfan Fushës, ish-kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Inspektorati është penguar dhe nuk është lejuar që të fillojë rrënimin e objektit.

Abi Çarshia” është pronë e Irfan Fushës, ish- kandidat për deputet të PDK-së. Në anën tjetër, Komuna e Prizrenit po udhëhiqet nga Mytaher Haskuka që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë dhe deklarim publik avokati i Kompanisë “Abi Çarshia “ Engjëll Rexhepi ka thënë se të gjitha veprimet e ndërmarra nga inspektorati i Ndërtimtarisë janë veprime të kundërligjshme.

Ndërsa për ndaljen e këtyre veprimeve të kundërligjshme i njëjti thotë se kanë kërkuar asistencë nga organet e rendit të cilat sipas tij kanë refuzuar që t’i asistojnë.

Historiku i problemit me leje në ‘Abi Çarshi’

Komuna e Prizrenit kishte nisur rrënimin e objektit në shtator të vitit të kaluar, mirëpo pronari i objektit ishte zotuar se do të bëjë vetë rrënimin e objektit me arsyetimin se duhet të ketë kujdes për mos-dëmtim të pjesës tjetër të objektit të njëjtë.

Në të njëjtin ditë, kur pronari i këtij objekti ishte pajtuar për rrënim të objektit pa leje, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka ndërhyrë duke e anuluar vendimin e Komunës së Prizrenit për rrënim.

Ky proces i rrënimit është përcjellë me akuza për politizim të çështjes e deri tek akuzat se ‘Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendime të jashtëligjshme’.

“Drejtoria e Urbanizmit dhe planifikimit hapësinor ka lëshuar leje të reviduar. Edhe pse me leje pas matjeve rezulton përafërsisht 35% e objektit të ndërtuar janë me tejkalim të lejes dhe në atë pjesë (zonë) ka plan të hollësishëm rregullativ ku objekti me tejkalime ka uzurpuar rrugën që është paraparë si pas planit të hollësishëm rregullativ. Më 31.07.2018 Drejtoria e Inspektoratit nxjerrë vendim për rrënim vullnetar sipas procedurave ligjore në afat 15 ditësh dhe palës i jep të drejtë që të ushtrojë ankesë”, kishte treguar Thaqi për KALLXO.com në muajin shtator.

Sipas Thaqit, pronari i objektit nuk e kishte filluar rrënimin vullnetar dhe për këtë arsye më datën 24 gusht, Drejtoria e Inspektoratit nxori vendim për ekzekutimin e rrënimit.

Ndërsa në datën e fillimit të rrënimit, pra më 27 gusht, Irfan Fusha ka dërguar ankesë në Komunë ku kërkohet shtyrja apo pezullimi i aktvendimit për rrënim. Në të njëjtën ankesë, Fusha e ka njoftuar Komunën se ka bërë ankesë edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me këtë çështje.

Në të njëjtën ditë, pra me 17 gusht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nxjerr vendim që e aprovon ankesën e pronarit Irfan Fusha dhe kërkona anulimin e vendimit të komunës së datës 31.07.2018 që kërkoi rrënimin vullnetar të pjesës së objektit.

Ky vendim është në një vijë me qëndrimin e investitorit.

“Organi i shkallës së dytë i MMPH-së, konstatoi se Aktvendimi me nr. 17-354-38-56-2, me datë 31.07.2008 të  Drejtorisë së Inspektorateve- Komuna Prizren është i pabazë për shkak se investitori posedon leje ndërtimi. Ndërsa sipas procesverbalit nr 0004509, me datë 26.07.2018 të Drejtorisë së Inspektorateve- Komuna Prizren mbi konstatimin e gjendjes faktike në terren është konstatuar si në vijim: ndryshimet janë bërë brenda kufijve të vijës rregullative, ndërtimore, urban”, thuhej në vendimin e ministrisë.

Ministria i ka kërkuar Komunës së Prizrenit që atë kohë të ndal procesin e rrënimit.
“Obligohet Drejtoria e Inspektorateve të mos ndërmerr asnjë veprim, ndërsa aneksi shtesë i ndërtuar pa leje në kuadër të objektit me leje të trajtohet sipas Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje”, thuhej në vendim.

Kujtojmë se sipas Drejtorit Komunal të Inspektorateve, kjo drejtori ka dërguar kallëzim penal ndaj Fushës.

“Vlen të theksohet se 05.07.2018 nga Drejtoria e Inspektorateve z.Irfan Fusha i është bërë Kallëzim Penal për heqjen apo dëmtimin të vulave apo shenjave zyrtare  neni 4141 te Kodit Penal të R.Kosovës  dhe për punime ndërtimore të kundër ligjshme neni 368 te kodit penal të R. Kosovës 04/L-82”, ka treguar drejtori i Inspektoratit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin e Abi Çarshisë, të gjitha shkrimet mund t’i lexoni në këtë link.

Prokuroria: Rrënimi te “Abi Çarshia” është i kundërligjshëm

Komuna e Haskukës e vendosur për rrënimin e objektit pa leje të kompleksit ‘Abi Çarshia’

Komuna e pafuqishme karshi objektit pa leje te ‘Abi Çarshia’ – VIDEO