Komuna e Haskukës e vendosur për rrënimin e objektit pa leje të kompleksit ‘Abi Çarshia’

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit janë shprehur të bindur se vendimi i tyre për rrënimin e objektit ‘Abi Çashia’ është i ligjshëm dhe si i tillë duhet të zbatohet.

Islam Thaqi, drejtor i Inspektoratit në këtë Komunë, ka thënë se deklarata e Prokurorisë së Prizrenit se vendimi për rrënimin e një pjese të kompleksit “Abi Çarshia” është i kundërligjshëm, është një dezinformatë.

“Fatkeqësisht sot në konferencën për shtyp, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren mori rolin e zëdhënësit dhe interpretuesit të ligjeve duke dezinformuar opinionin dhe duke mos treguar të vërtetën”, tha Thaqi në një konferencë për media.

Tutje Thaçi ka thënë se verdiktin për këtë çështje duhet ta jep Gjykata dhe jo Prokuroria.

“Ky prokuror kur thotë se e kanë trajtuar lëndën, që komplet dokumentacionin e ka në dispozicion, harron ta informojë opinionin se Prokuroria të gjitha të gjeturat duhet t’i drejtojë tek gjykatat para se të jap verdiktin. Pra është thirrur që të jepet verdikti nga ana e Gjykatës dhe jo e Prokurorisë”, ka thënë tutje ai.

Sipas Thaqit, Komuna e Prizrenit ende nuk ka marrë ndonjë informatë zyrtare për urdhrin i cili ia ndalon Inspektoratit rrënimin e këtij objekti.

“Gjatë ditës së djeshme dhe sot ju jemi drejtuar me shkrim kryeprokurorit për masën e cila na është shqiptuar dje nga personi zyrtar i cili ka deklaruar dje se aktiviteti i Inspektoratit në kompleksin e ‘Abi Çarshia janë të ndalur me urdhër të prokurorit. Deri më sot ne nuk kemi asnjë informatë zyrtare për këtë urdhër”, tha ai.

Islam Thaqi i konsideroi të papranueshme presionet që janë duke iu bërë nga organet shtetërore, duke shtuar se pavarësisht këtyre presioneve, Komuna do ta zbatojë vendimin për rrëzimin e objektit pa leje.

“Drejtoria e Inspektoratit asnjë shkelje ligjore nuk e ka bërë deri më tani. Të papranueshme janë presionet të cilat na bëhen me Policinë e Krimeve Ekonomike, me Prokurorinë edhe me organe të tjera të shtetit. Ne jemi të vendosur që ta zbatojmë vendimin e ligjshëm nga Drejtoria e Inspektoratit për rrënimin e objektit i cili nuk posedon leje në 1/3 e sipërfaqes”, theksoi Thaqi.

Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Prizrenit ka mbajtur konferencë në lidhje me rrënimin e një pjese të kompleksit të qendrës tregtare ‘Abi Çarshia’ në Prizren.

Kryeprokurori  Admir Shala ka thënë se veprimet e deritanishme të Komunës së Prizrenit dhe vendimi për rrënim të aneks objektit të “Abi Çarshisë” në ditën kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë udhëzimin për aplikim për legalizimin e objekteve pa leje, janë në kundërshtim me ligjin.

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren me datën 19 korrik ka shkuar të rrënojë një pjesë të qendrës tregtare të quajtur ‘Abi- Çarshia’, në pronësi të Irfan Fushës, ish-kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Inspektorati është penguar dhe nuk është lejuar që të fillojë rrënimin e objektit.

 

Ndalimi i dyshimtë i rrënimit të objektit, pronë e kandidatit të PDK-së për deputet

www.kallxo.com