Abi Çarshia - Rrënimi i objektit - Korrik 2019

Aktakuzë ndaj menaxherëve të “ Abi Çarshia “ për kanosje të gazetarëve

Ndaj tre personave është ngritur aktakuzë për kanosje dhe sulm ndaj gazetarëve ditën e 19 qershorit, kur filloi rrënimi i një pjesë të qendrës tregtare Abi Çarishia, ndërtim ky pa leje.

Më 19 korrik inspektorët komunal kishin dalë në teren për të ekzekutuar vendimin për rrënim të objektit pa leje.

Inspektorati kishte hasur në rezistencë për të filluar rrënimet. Rrënimi megjithatë kishte vazhduar dhe ka shkaktuar reagime të ashpra nga “Abi Çarshia “.

Kallxo.com ka publikuar hulumtimin ku prononcohen akterët kryesor lidhur me çështjen “ Abi Çarshia” duke filluar nga pronari Irfan Fusha, ish drejtori i inspektoratit Nijazi Kryeziu, dhe drejtori aktual Islam Thaçi.

https://kallxo.com/gjate/komuna-e-pafuqishme-karshi-objektit-pa-leje-te-abi-carshia-video

Ndaj 3 të dyshuarve E.F, G.P, dhe D.K Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për veprat penale Kanosje dhe Sulm .

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.F.,  me datë 19.07.2019, rreth orës 12:00, në parkingun e qendrës tregtare “Abi Çarshia”, seriozisht e kanos të dëmtuarin C.F., ashtu që pasi që i dëmtuari C.F., në cilësi të gazetarit të TV “Besa”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare i pandehuri E.F., i afrohet të dëmtuarit dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’ rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale.

Po ashtu, i pandehuri E.F., me dashje përdorë forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit C.F., dhe G.Z në cilësi të gazetarëve të TV “Besa”, ishin duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, ju afrohet të dëmtuarve, e pastaj i shtynë me duar të dëmtuarit, e me këto veprime kryen veprën penale Sulmi.

Ndërsa, i pandehuri G.P., në cilësi të menaxherit në qendrën tregtare “Abi Çarshia”, me dashje e përdor forcën fizike ndaj personit tjetër, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të “TV Prizrenit”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, për rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare të lartcekur, menaxheri G.P i  afrohet të dëmtuarit, fillimisht me dorë pengon incizimin nga ana të dëmtuarit, e pastaj me dorën e djathtë e sulmon të dëmtuarin derisa ishte duke mbajtur kamerën në duar, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj.

Ndërkaq, i pandehuri D.K., seriozisht e kanos të dëmtuarin N.Xh., me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë pasi që i dëmtuari N.Xh., në cilësi të gazetarit të TV “Prizreni”, ishte duke incizuar aksionin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë, i pandehuri afrohet tek i dëmtuari, fillimisht e pengon që i dëmtuari të incizoj, e më pas drejtohet me fjalë kërcënuese, me ç’ rast tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri personale, e krejt kjo me qëllim që i dëmtuari mos të incizoj, kështu duke kryer veprën penale të Kanosjes.

Prokuroria e Prizrenit,  departamenti për krime të rënda ka filluar hetimet ndaj zyrtarëve që kanë marrë pjesë në rrënimin e aneks objektit pa leje të ‘Abi Çarshisë’. Ata po dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kjo ishte arsyeja pse Gjykata e Prizrenit vendosi masë të sigurisë, duke mos lejuar rrënimin e këtij objekti, që ishte planifikuar të bëhet sot nga komuna.

https://kallxo.com/shkurt/prokuroria-fillon-hetimin-e-zyrtareve-qe-moren-pjese-ne-rrenimin-e-abi-carshise