Prodhimi i rrymës dhe veprimtaritë tjera, për tre muaj u shtrenjtuan mbi 17%

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), bëjnë të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 11.3 për qind  në tre muajt korrik-shtator në raport me tre muaj më parë, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, prodhimi u shtrenjtua mbi 17 për qind.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 46.9 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 6.5 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.8 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 5.4 për qind, produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 1.6 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.5 për qind, prodhimi i pijeve 0.2 për qind, dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 0.1 për qind.

ASK tregon ku pati rënie çmimesh për të neutralizuar rritjen tek kategoritë e sipërpërmendura.

“Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-21.3%); prodhimi i mobilieve (-4.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3.8%); prodhimi i metaleve (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.9%); prodhimi i produkteve kimike (-0.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%)”- thuhet në komunikatë.

Prodhimi mbi 17% më i shtrenjtë tremujori tretë 2021

Çmimet e prodhimit në tremujorin e tretë të këtij vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ngriten në një mesatare prej 17.2 për qind.

ASK tregon se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 49.7 për qind, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 14.3 për qind, përpunimi i produkteve ushqimore 14.2 për qind, prodhimi i pajisjeve elektrike  11.6 për qind, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 9.4 për qind, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 8.2 për qind, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve 8.1 për qind, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 7.3 për qind, prodhimi i metaleve 6.1 për qind, prodhimi i pijeve 5.7 për qind, prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës 5.3 për qind, prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës 4.7 për qind, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 3.8 për qind, prodhimi i produkteve kimike 2.8 për qind, xeheroret dhe guroret e tjera 1.5 për qind, dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (0.1%).

Në anën tjetër, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te:  nxjerrja e xehes së metalit  -28.8 për qind, dhe prodhimi i mobilieve -7.3 për qind.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës me publikimin e iindeksit,  “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2022”.