Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prizren, raportohen tri raste të lëndimeve në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme më 21 shkurt, tre persona janë lënduar në vendin e punës.

Sipas policisë në rrugën Afrim Bytyqi, në Prizren është raportuar se dy persona derisa ishin duke punuar në një shtëpi private, janë rrëzuar nga një lartësi rreth 1.5 metra dhe si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar frakturë në këmbë ndërsa tjetri nga një armaturë ka pësuar lëndime në abdomen.

“Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në raportin e policisë.

Edhe në lagjen Dardania, në Prizren është raportuar se një person derisa ishte duke punuar me një sharrë elektrike i ka lënduar tre gishta.

“Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftim.