Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Prizren, një person gjendet i vdekur në rrugë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete në Prizren të mërkurën rreth orës  18:35.

Sipas njoftimit, njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.