Prizren, një person gjendet i vdekur në një banesë

Një person është gjetur i vdekur në Prizren më 01.07.2024.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi.

Gashi tha se prokurori i rastit ka hapur hetim për këtë rast.

“Policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në një banesë në Prizren. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku dhe kanë konstatuar vdekjen. Prokurori i rastit ka hapur hetimet për këtë rast”- ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë thotë se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti po cilësohet si – hetim i vdekjes.