Stacioni i Policisë në Lubizhdë - Foto: KALLXO.com

Prizren, Katër familjarë përfshihen në një rrahje me një çift

Dy persona janë arrestuar në Prizren gjatë ditës së djeshme më saktësisht në fshatin Atmaxhë.

Policia ka njoftuar se arrestimit i parapriu një rrahje që kishte ndodhur mes disa personave.

Më konkretisht dy të dyshuarit fillimisht pas një mosmarrëveshje me një burrë i cili kishte qenë në automjet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ishin konfrontuar fizikisht me të.

Në ndihmë të të dyshuarve kishin ardhur edhe dy familjarë të tjerë.

Pas rrahjes tre persona kanë marrë edhe trajtim mjekësor. Policia ka njoftuar se çifti dhe një i dyshuar kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit të palevë të përfshira në rast, për dy prej tyre është iniciuar vepër penale, lëndim i lehtë trupor.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me vendim të të njëjtit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje e dy të tjerë janë liruar.