Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prizren, dy burra rrahin kunatën

Dy burra prizrenas kanë rrahur gruan e vëllait gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy burrat janë arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.