Foto: Ilustrim

Prizren, arrestohen dy persona për marihuanë

 Policia e Kosovës dje në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme janë gjetur disa pajisje për bluarje të Marihuanës, 0.41 gramë substancë, qese të plastikës për mbushje të substancës si dhe një peshore.

Tutje Policia thotë se sekuestruar edhe një shufër metalike me mbishkrim “Police Using”, një telefon celular dhe një Sprej CS.

Policia e Kosovës ka shtuar se dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri është liruar në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër në bazë të në urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

 Rasti vazhdon të hetohet.