Ilustrim

Pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova mbi 4 orë

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata edhe këtë fundjavë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se, sot rreth mesditës, bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 2000 metrash për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, ndërsa duhet pritur mbi katër orë, 240 deri në 260 minuta.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 120  minuta, e që kolona shkon deri në 1000 metra. Pritje ka gjithashtu edhe në Mutivodë, 60 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata./RTKLIVE