Merdare - Foto: KALLXO.com

Pritjet e qytetarëve në Merdarë deri në 1 orë e 30 minuta

Qytetarët, kryesisht mërgimtarët, që ia kanë mësyrë Kosovës përmes pikës kufitare në Merdarë po u bie të presin në kolonë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar qytetarët që vijnë në Kosovë përmes pikës në Merdarë po presin 1 orë deri në 1 orë e gjysmë.

Ndërsa, për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë përmes kësaj pike kufitare pritjet zgjasin ndërmjet 15 e 20 minuta.

Pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

Ndërsa, pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Muçibabë janë deri në 30 minuta.

Për të kuptuar gjendjen në lidhje me pritjet klikoni në profilin në Facebook: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar