Foto: KALLXO.com

Pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Deri në një orë po presin udhëtarët për të hyrë në Kosovë nga pikën kufitare në Vërmicë ndërsa kolonat janë deri në 250 metra në këtë pikë.

Ndërkaq në pikën kufitare te Dheu i Bardh pritjet për të hyrë në vend janë deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare si Merdarë, Mutivodë, Bërnjak, Jarinjë dhe Muçibabë koha e pritjes është deri në 10-15 minuta.

Të dhëna nga Ministria e Punëve të brendshme të Kosovës