Ilustrim

Prishtinë - Tre të arrestuar për përfshirje në bixhoz ilegal

Tri raste të lojërave të fatit ilegale janë raportuar gjatë 24 orëve në Prishtinë sipas raportit të Policisë.

Dje në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar për ushtrimin e lojërave të fatit ilegalisht njofton Policia.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy telefona mobil me të cilët kanë bërë pagesa të ndryshme për lojëra të fatit.

Ndërsa në një lokal tjetër është arrestuar një i dyshuar dhe i janë sekuestruar si prova materiale Katër shtëpiza të kompjuterit, një chip,  dhe një telefon mobil.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt thuhet në raport.

Ndërsa para dy dite janë hasur dy të dyshuar në një lokal të Prishtinës dhe gjatë kontrollit të Policisë janë konfiskuar tre televizor,  një ftohëse për lap-top, dy skanerë, dy monitorë, një -shtëpizë kompjuterike, një printer, një lap-top, dhe 1,430 € të gatshme. Sipas Policisë rasti është dërguar në prokurori.

Tri rastet janë në hetime.