Ilustrim - Policia në aksion

Prishtinë - Të armatosur tentuan të grabisin

Një grabitje në tentativë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, një person ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, katër persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin tentuar të grabisin.

Të dyshuarit për këtë rast, nuk kishin arritur të kryenin grabitjen, dhe me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.