Grabitje në tentativë në një lokal në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një grabitje në tentativë ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, dy vajza kanë raportuar se derisa kishin qenë në vendin e punës në një lokal, një person i panjohur me një thikë ka tentuar të kryejë grabitje.

I dyshuari në këtë rast nuk ka arritur të kryej grabitjen dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë arrestuar.

“Si prova materiale është konfiskuar një thikë, një sprej, një palë dorëza, një maskë dhe një palë pantallona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.