Ilustrim

Grabitje në tentativë, arrestohet njëri prej të dyshuarve

Një grabitje në tentativë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Sipas Policisë, është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti  së bashku edhe me një person tjetër të dyshuar kanë tentuar të grabisin të holla nga nga një qytetar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si grabitje në tentativë.