Prishtinë, sulmohen me armë zjarri në shtëpi

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të premtene rreth orës 23:20 në Prishtinë.

Sipas Policisë, është raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimave.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65 mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.