Trotuar i bllokuar nga automjetet e parkuara në shtegun e biçikletave - Rr. 'Agim Ramadani', shtegu i çiklizmit

Prishtinë, shtegu i çiklizimit shfrytëzohet si parking

Shtegu i çiklizmit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, po shfrytëzohet si hapësirë për parking të veturave.

Në disa foto të siguruara nga KALLXO.com shihet se shumë vetura janë parkuar në pjesën e shtegut të çikizmit dhe një pjesë të trotuarit të këmbësorëve.

Punimet në këtë rrugë janë drejt përfundimit, kurse rikonstruktimi i saj në këtë formë ka marr shumë kritika nga qytetarët të cilët konsiderojnë se rrugët janë ngushtuar.

Prishtina ka në plan që brenda mandatit të shtrojë mbi 30 kilometra shtigje çiklizmi.

Rr. ‘Agim Ramadani’, shtegu i çiklizmit