Qeli burgu - Foto: REL/Shutterstock

Prishtinë, rrahu vëllanë, Gjykata e lë në burg

Gjykata e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për t’i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit B.A., i cili dyshohet për veprën penale – dhuna në familje.

Nga njoftimi rezulton se i pandehuri B.A. kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të përsërisë veprën  penale si dhe mund të ndikojë edhe në të dëmtuarin – vëllanë e tij.

Sipas njoftimit i pandehuri është udhëzuar në të drejtën e tij për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Kodi Penal  i Republikës së Kosovës, për veprën penale dhunë në familje ka paraparë dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv deri në 3 vjet.