Prishtinë, raporton bashkaksionarët e tij për mashtrim

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës dy bashkaksionarët në firmën e tij si të dyshuar për mashtrim.

Sipas tij nga 17 qershori deri 30 qershor 2021, dy të dyshuarit kanë manipuluar disa dëshmi të cilat kanë pasur t`i dorëzojë në prokurori si dhe shumë gjëra të tjera në mesin e të cilave edhe dokumentacione të ndryshme, aparat fotografik, gjera të tjera softuerike dhe harduerike që kanë të bëjnë me kompaninë.

Në raportin policor thuhet se ankuesi ka deklaruar se bashkaksionarët ia kanë tjetërsuar edhe emrin e kompanisë si dhe i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet.