Ilustrim

Prishtinë - Përleshja me grushte përfundon me gjuajtje me armë

Një përleshje fizike në orët e para të mëngjesit ndërmjet disa personave në një lokal në lagjen Veternik të Prishtinës ka përfunduar me gjuajtje me armë zjarri.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e forcave të rendit, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë ajo.

“Rasti ka ndodhur  në një lokal në lagjen Veternik, ku fillimisht ka pas një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorë edhe armë zjarri. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, ka njoftuar ajo.